Lleshaj uron Kadarenë për ditëlindje, zbulon bisedën e fundit mes tyre: Të çon nëpër tema të mëdha, Shqipëria mbetet
28 Janar 2021, 12:00Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, në 85 vjetorin e lindjes së tij. Me anë të një postimi të gjatë të bërë në ‘Facebook’ Lleshaj shkruan se Kadare nuk do perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre.
“Kam bindjen se Kadare as nuk e ka ndonjë përkufizim për jetën e përtejme, për arsyen e rrallë se, paralelisht me jetën e përtejme krejt si të tjerët, ai e di mirë se do të vijojë të ketë edhe jetën e këtejme, ndryshe nga shumica e të tjerëve. I sigurtë për të këtejmen ai e sheh krejt i qetë, deri me mospërfillje atë tjetrën. Madje, mua më duket si ai as nuk do ta perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre”, shkruan ndër të tjera Llehsaj.
Ish-ministri tregon se e ka takuar pak ditë më parë Kadarenë me të cilin bisedoi për tema të mëdha ku Shqipëria mbetet kryetema.
“Kadarenë e takova përpara disa ditësh. Ishte një ndër ato ditët vërtet të ftohta të këtij dimri, e cila megjithatë nuk na pengoi për një shëtitje përgjatë detit plot dallgë. Më pas, pranë zjarrit, shijova privilegjin e një bisedë të rrallë, që si përherë të çon nëpër tema të mëdha, ku Shqipëria mbetet kryetema”, vijon Lleshaj.
Shkrimi i plotë:
I PASKAJSHMI KADAREKadarenë e takova përpara disa ditësh. Ishte një ndër ato ditët vërtet të ftohta të këtij dimri, e cila megjithatë nuk na pengoi për një shëtitje përgjatë detit plot dallgë. Më pas, pranë zjarrit, shijova privilegjin e një bisedë të rrallë, që si përherë të çon nëpër tema të mëdha, ku Shqipëria mbetet kryetema.
Në jetën e tij, Kadare ka qenë përherë sfidues dhe jo rrallëherë shpërfillës. Në këtë stinën e epërme të jetës, ai duket se sfidën dhe shpërfilljen tashmë i rezervon kryesisht për kohën.
I plotësuar si rrallëkush që prek majat; sovran mbi një korpus veprash, për të cilat tashmë ai e ka të vështirë të ketë edhe inventarin e plotë për shkak të botimeve të panumërta në gjuhë e vende të ndryshme; i qartë për skajet e jetës biologike por edhe për paskajshmërinë e jetës së tij letrare ai është sot më i qetë se kurrë.
Ndryshe nga shumë njerëz të tjerë të moshës së tij, që nxitojnë të mbyllin punët e pakryera, të shkruajnë kujtimet e pashkruara apo të njohin çaste të panjohura nën trysninë e kohës së pamjaftueshme, Kadare mbretëron universin e veprës së tij krejt larg këtyre shqetësimeve.
Kryerja e punëve deri në përkryerje bën që ai sot ta shohë me qetësi kohën që ka kaluar dhe atë që vjen. Kam përshtypjen se ai është krejt shpërfillës ndaj asaj që vjen dhe, deri diku, duket sikur argëtohet me vitet që shkojnë, duke i konsideruar ato më shumë si trofe të fituara se sa si kohë e shkuar.
Kam bindjen se Kadare as nuk e ka ndonjë përkufizim për jetën e përtejme, për arsyen e rrallë se, paralelisht me jetën e përtejme krejt si të tjerët, ai e di mirë se do të vijojë të ketë edhe jetën e këtejme, ndryshe nga shumica e të tjerëve. I sigurtë për të këtejmen ai e sheh krejt i qetë, deri me mospërfillje atë tjetrën.Madje, mua më duket si ai as nuk do ta perceptojë ndonjëherë realisht kufirin midis tyre.GËZUAR DITËLINDJEN MJESHTËR!
Sot, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Kadare është padyshim figura kryesore e letërsisë shqiptare, dhe vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Në nder të 85-vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare është zhvilluar edhe veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka uruar për ditëlindje shkrimtarin Ismail Kadare. Kim ka postuar një foto në ‘Twitter’ me Kadare teksa shkr...
Art&Argëtim28 Janar 2021, 11:51
TIRANE- Në 85-vjetorin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, del nga shtypi edhe libri më i ri për të, “Kohë për rrëfim” nën logon e botimeve “Onufri”. Kadare v...
SHBA– Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Pamela Anderson, duket se i ka dhënë fund beqarisë, pasi ajo është martuar në një ceremoni private me truprojën e s...
Art&Argëtim28 Janar 2021, 11:16
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë sot gjigantin e letërsisë shqipe Ismail Kadare, në 85-vjetorin e tij të lindjes. Në një status në rrjete...
BRITANI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, tashmë po korr sukses në botën e muzikës por jo vetëm. Fillimi i vitit 2021 ka qenë i mbarë për të pasi ka q...
TIRANË- Me rastin e 85- vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është parashikuar një aktivitet kulturor i organizuar nga Universiteti ...
TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” të Abc, ku në një rubrikë e cila quhet “Në mundsh”,tregoi dy momente ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar Ismail Kadarenë për ditëlindjen e tij. Në një status në Facebook, Meta shkruan se Kadare është gjeniu ynë i madh i le...
TIRANË– Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Kadare ...
SHBA– Nëse është diçka që po flitet ditët e fundit më shumë është lajmi nëse Dua Lipa është në pritje të ëmbël ose jo! Këngëtarja me origjinë shqiptare e...