Art&Argëtim

Rinominimi i Kadaresë për Nobel, Margariti: Për ne shqiptarët ai e ka fituar çmimin!

28 Janar 2021, 10:40 Nga DOSJA
Rinominimi i Kadaresë për Nobel, Margariti: Për ne

TIRANË- Me rastin e 85- vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është parashikuar një aktivitet kulturor i organizuar nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Kulturës.

”Kadare arriti të nxjerrë letërsinë nga izolimi, i jemi mirënjohës Kadaresë për letrat e tij dhe mesazhet që ka përcjellë pasi lartësoi letërsinë shqipe dhe për ne shqiptarët ai e ka fituar Çmimin Nobel.”– tha ministrja Elva Margariti.

Fjalën e mbajti gjithashtu dhe rektori i Universitetit të Tiranës  Prof.Dr Artan Hoxha, i cili u shpreh se figura e Ismail Kadaresë ka lartësuar letërsinë shqiptare në botë dhe se ai është një shtyllë për brezat e ardhshëm.

Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Kadare është padyshim figura kryesore e letërsisë shqiptare, dhe vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

Në nder të 85-vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare është zhvilluar edhe veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Në njoftim bëhet me dije se po në këtë event Kadare do të ripropozohet nga Akademia e Shkencave për çmimin Nobel në Letërsi.

(d.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 85-vjetori i ismail kadare ismail kadare 85-vjetori i ismail kadare ismail kadare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Janar 2021, 20:34

GREQI– Media greke “Protothema” ka zbuluar detaje të reja nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, më 8 janar të këtij viti. Ata kanë ci...