Art&Argëtim

Gjeniu i Letrave shqipe mbush sot 85 vjeç, Ismail Kadare ripropozohet për Çmimin Nobel

28 Janar 2021, 08:10 Nga DOSJA
Gjeniu i Letrave shqipe mbush sot 85 vjeç, Ismail Kadare ripropozohet

TIRANË– Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Kadare është padyshim figura kryesore e letërsisë shqiptare, dhe vepra e tij është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

Në nder të 85-vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare është zhvilluar edhe veprimtaria shkencore me temë “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”, ku Kadare u ripropozua nga Akademia e Shkencave për çmimin Nobel në Letërsi.

Në ditëlindjen e tij të 85-të, shkrimtari ndodhet në Shqipëri, ndërsa urimet kanë vërshuar nga politika dhe miqtë e tij. Kadare është nominuar disa herë si kandidat për të fituar Çmimin Nobel në Letërsi, çmim që jepet nga Akademia Suedeze e Nobelit. 

Çmimet e marra nga krijuesi Ismail Kadare

Me qindra botime dhe vepra të zgjedhura, Kadare ia doli që në kohën e diktaturës që veprat e tij të shkonin përtej Adriatikut. Kadare ka marrë shumë çmime prestigjioze botërore si “Man Booker International Prize”, në vitin 2005, Çmimi Neustadt International për Letërsi në vitin 2019, Princi i Asturias në Letërsi në vitin 2009, Çmimi Jeruzalem në vitin 2015, Cmimi Botëror Cino Del Duca, në vitin 1992, ndërsa Franca i ka akorduar Çmimin më të lartë gjeniut shqiptar, atë të Komandantit të Legjionit të Nderit, në vitin 2016.

Jeta dhe Vepra e Kadaresë

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).  Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981).

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 85-vjetori i ismail kadare ditelindja e ismail kadare 85-vjetori i ismail kadare ditelindja e ismail kadare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Janar 2021, 20:34

GREQI– Media greke “Protothema” ka zbuluar detaje të reja nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, më 8 janar të këtij viti. Ata kanë ci...