Art&Argëtim

Kadare mbush 85 vjeç, Meta: Gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës,

28 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Kadare mbush 85 vjeç, Meta: Gjeniu ynë i madh i letrave,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar Ismail Kadarenë për ditëlindjen e tij. Në një status në Facebook, Meta shkruan se Kadare është gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare, gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar, që si askush tjetër dite t’u japësh përmasa universale duke na bërë krenar të gjithëve. Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë.

Në këtë datë të shënuar për Ju, u bashkohem sot urimeve më të ngrohta të familjes së dashur Kadare dhe mbarë kombit shqiptar, për të pasur shëndet e jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në krijimtarinë Tuaj të shkëlqyer letrare!”- shkruan Meta.

Kolosi i letërsisë shqipe mbush sot 85 vjeç. Ai ka lindur në 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ditelindja e ismail kadare ilir meta ditelindja e ismail kadare ilir meta

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Janar 2021, 20:34

GREQI– Media greke “Protothema” ka zbuluar detaje të reja nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, më 8 janar të këtij viti. Ata kanë ci...