Aktualitet

Plotësohet trupa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorët votuan për kolegët, Eloida Goxhi dhe Moisi Duda ‘fit

28 Janar 2021, 10:44 Nga DOSJA
Plotësohet trupa e Këshillit të Lartë të

TIRANË– Ditën e sotme prokurorët nga e gjithë Shqipëria votuan dy prej kolegët e tyre që kandiduan për dy vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Dy vendet vakante të mbetura në KLP ishin ato të Besnik Canit dhe të Arben Dollapajt. Në garë për këto dy vende vakante ishin 5 prokurorë: Albert Kuliçaj, Eloida Goxhi, Moisi Duda, Elona Alvora dhe Zeqir Hoda. Votimi i cili u zhvillua në godinën e Polit të Drejtësisë që në orët e para të mëngjesit.

Çfarë u vendos sot?

Eloida Goxhi u zgjedh anëtare e KLP-së, duke zënë vendin e Besnik Canit. Ajo mori 104 vota pro dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga Besnik Cani, i cili më 27 shkurt 2020 u shkarkua duke qenë se i dolën probleme me pasurine, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Vendin tjetër bosh e mori Moisi Duda, prokuror i Apelit me 238 vota pro dhe 19 te pavlefshme.

Ndërsa 4 prokurorët e tjerë që ishin në garë për vendin e dytë të lirë ishin:

 Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
 Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsjon cela vendet ne keshillin e larte te prokurorise olsjon cela vendet ne keshillin e larte te prokurorise

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 10:28

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...

Aktualitet 28 Janar 2021, 08:49

FIER-Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier. Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëm...