Politike

Hajdari: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë… Shkoni e shihni gjendjen e qytetarëv

28 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
Hajdari: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari akuzoi qeverinë se me taksat e qytetarëve po paguhet mafia italiane Ndrangheta. Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari tha se biznesi është në krizë dhe shteti është kthyer në bandë.


Rudina Hajdari: Flisni me qytetarët, do t’ju tregojnë sesa shumë ka rënë konsumi sot. Sesi kontrollet e kanë kthyer shtetin në bandë. Shkoni në fshatrat e Elbasanit, t’ju tregojnë sesi jetojnë në varfëri, se bujqësia nuk ecën se nuk ka mbështetje. Flisni me banorët e Belshit, t’ju tregojnë sesi e mbajnë vajin e ullirit në shtëpi, se nuk kanë treg për t’a shitur. Takoni banorët e Përrenjasit, e Librazhdit, do t’ju thonë se kriza është ulur këmbë kryq. Shkollat janë pa ngrohje. Shkoni në Labinot, një shkollë me mbi 200 nxënës, nga aty dalin inxhinierë dhe mësuesë, por aty s’ka asnjë kusht minimal higjieno-sanitar. As kompjutera as laborator. Me taksat e qytetarëve, paguhet Ndrangheta.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Hajdari: 4 banda bëjnë ligjin në Elbasan! Murrizi: Ta dijë Ndrangheta kush janë “këta”, vjen me seli këtu në Shqipëri (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 28 janar 2021 rudina hajdari seanca plenare 28 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 07:58

TIRANË– Kuvendi u mblodh sot në një seancë plenare ku u miratuan me 88 vota pro, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 202o. Po ashtu, me 94 vot...