Politike

Debate në Kuvend! Gjuzi kërkon interpelancë me Ramën, i drejtohet Ruçit: Jepni sqarime pse u vra Klodian Rasha

28 Janar 2021, 09:27 Nga DOSJA
Debate në Kuvend! Gjuzi kërkon interpelancë me Ramën, i

TIRANË– Seanca e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një vërejtje të bërë nga kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjuzi kërkoi arsyen se përse nuk po zhvillohen interpelancat e kërkuar me kryeministrin Rama. Ndër të tjera deputeti ka kërkuar që dikush të japë sqarime për trazirat që u krijuan në vend si dhe për protestat për vrasjen e Klodian Rashës.


Gjuzi: Jemi 8 deputetë që kërkojmë prej 6 javësh të vijë kryeministri në interpelancë, shkelen nenet 89, 90 91, të rregullores së Kuvendit. Më e pakta të delegonte tek zv kryeministri apo të tjerët të vijë dikush të japë sqarime për katër pyetjet që kanë të bëjnë me policinë e shtetit, trazirat apo protestat pas 8 dhjetorit që u vra i riu Klodian Rasha, në këtë koncept kur ju do na jepni mundësinë të bëjmë interpelance me kryeministrin Rama? Pse nuk përfshihet në rendin e ditës, faleminderit zoti kryetar.

Ruçi: I nderuar qofsh zoti deputet janë 4-5 interpelanca,që kanë shënimet përkatëse, e do ndjekin rrugën qysh të hënën do jetë seanca e parë e do vazhdojnë interpelancat.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Hajdari: 4 banda bëjnë ligjin në Elbasan! Murrizi: Ta dijë Ndrangheta kush janë “këta”, vjen me seli këtu në Shqipëri (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 28 janar 2021 gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 28 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 07:58

TIRANË– Kuvendi u mblodh sot në një seancë plenare ku u miratuan me 88 vota pro, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 202o. Po ashtu, me 94 vot...