Rudina Hajdari denoncon: Qytetarët e Elbasanit dinë me detaje aktivitetin e 4 bandave, vetëm Drejtori i Policisë nuk di asgj
28 Janar 2021, 10:32Nga DOSJA
TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari akuzoi qeverinë se ka lejuar që krimi i organizuar të shtrijë aktivitetin në çdo cep të vendit. Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari tha se të gjithë banorët e Elbasanit kanë dijeni për aktivitetin kriminal të 4 bandave që sipas saj veprojnë në qytet, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dijeni.
“Shteti sot është shkrirë me krimin e organizuar dhe janë bërë një për të pasuruar një grusht njerëzish. Nuk ka banor në Elbasan që nuk e di me detaje, për aktivitetet kriminale që ndodhin aty, të katër bandave. Si ka mundësi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk di gjë. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk di gjë. Si ka mundësi që Kryeministri nuk di gjë. Si ka mundësi që kryeprokurori nuk thotë asgjë. Si ka mundësi që kjo qeveri ti marrë qytetarët dhe ti vërë litarin në fyt, ti gjobisin pa mëshirë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike. Ky shtet është i njëjti shtet që sot vret të rinjtë që kanë kaluar orarin. Si ka mundësi që i njëjti shtet u vendos gjoba atyre bizneseve që me zor po luftojnë me pandeminë. Në Elbasan i vetmi aktivitet që ekziston është kriminaliteti. Shkoni dhe flisni me tregtarët, do iu tregojnë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, vetëm janë goditur”,- tha Hajdari.
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari akuzoi qeverinë se me taksat e qytetarëve po paguhet mafia italiane Ndrangheta. Në fjalën e sa...
TIRANË– Reme Lala ka zyrtarizuar se në mandatin e dytë do të garojë për Partinë Socialiste. Në një rubrikë në “Ask me”, në Instagram, deputetja ka ko...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partis Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë përpos bilancit që bëri për arritjet e qev...
TIRANË– Seanca e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një vërejtje të bërë nga kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ndaj kreut të Kuvendit ...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj në Kuvendin e Shqipërisë nisi fjalën e saj të parë për vitin 2021 duke u shprehur se viti që lamë p...
TIRANË– Reme Lala, vajza e Ymer Lalës është vënë në vështirësi së fundmi në rrjetet sociale. Në një rubrikë të bërë nga vetë Lala, një nga ndjekësit e ka p...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik një natë më parë.“I ftuar në “Opinion”, Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi q...
ELBASAN– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vijim të fushatës elektorale pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, vijon të shkojë qytet më qytet prej nga takoh...