Politike

Balla udhëzon fermerët, ‘thumbon’ Bashën: Për ty nuk ka mbjellje, nuk di të punosh

28 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
Balla udhëzon fermerët, ‘thumbon’ Bashën: Për ty

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partis Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë përpos bilancit që bëri për arritjet e qeverisë për vitin 2020, iu drejtua dhe fermerëve që të aplikonin në programin e-albania në mënyrë që të përfitojnë naftë falas. Ndër të tjera teksa po fliste për mënyrën se si qeveria i ka qëndruar pranë fshatit, ai ‘thumboi’ kreun e PD-së, Lulzim Basha për të cilin tha se ai nuk ka nevojë që të mbjellë asgjë pasi nuk di të punojë.

“Procesi i rindërtimit po ecën shkëlqyer, ne kemi sy në ballë e nëse ato na mungojnë mjafton të dëgjojmë, por unë do ftoja çdo deputet të opozitës këtu se për ata të jashtëparlamentares nuk kam ndonjë shpresë se mund të ftillohen, ata duhet të kalojnë një 4 vjecar tjetër për tu ftilluar, por ju këtu mund të shkoni ne Laç, Manzë, Shijak e Durrës, aty ku po ndërtohen qytete të reja.Për ata që e ndiejnë veten përfaqësues të popullit në këtë sallë apo jashtë kësaj salle, bujqësinë, vetëm PS i ka qëndruar fshatit afër si askush tjetër në këto 30 vite.Për Lulin mbjellje nuk ka se nuk di të punojë, por ajo që ka rëndësi në një vit të vështirë kemi arritur të planifikojmë dhe mbështetje për bujqësinë”, tha Balla.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Hajdari: 4 banda bëjnë ligjin në Elbasan! Murrizi: Ta dijë Ndrangheta kush janë “këta”, vjen me seli këtu në Shqipëri (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 28 janar 2021 taulant balla seanca plenare 28 janar 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 07:58

TIRANË– Kuvendi u mblodh sot në një seancë plenare ku u miratuan me 88 vota pro, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 202o. Po ashtu, me 94 vot...