Aktualitet

I dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, arrestohet Areld Murati në Tiranë

28 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
I dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge e grup të

TIRANË– Një 35-vjeçar i identifikuar si Areld Murati është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Torinos në Itali për grup të strukturual kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se Murati do tq ekstradohet drejt Italisë, ku do të përballet me dënimin që ka atje.

Njoftimi i policisë Tiranë. Kapet dhe arrestohet  nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara nga legjislacioni italian.  Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet areld murati arrestohet 35-vjeçari në tiranë areld murati arrestohet 35-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 08:49

FIER-Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier. Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëm...