Aktualitet

Sekuestrohen 800 kg duhan kontrabandë në Kukës, arrestohet 38-vjeçari

28 Janar 2021, 07:37 Nga DOSJA
Sekuestrohen 800 kg duhan kontrabandë në Kukës, arrestohet

KUKËS– Një 38-vjeçar me inicialet E.A., është vënë në pranga pasi akuzohet për futjen e mallrave kontrabandë në Shqipëri.

Në njoftimin e Policisë së Kukësit bëhet me dije se  38-vjeçari me inicialet E.A., banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, është ndaluar në aksin rrugor Kukës-Morinë teksa udhëtonte me një furgon.

Pas kontrollit, në furgon janë pikasur 800 kilogramë duhan të futur në thasë dhe pa faturë shoqërimi. Për këtë arsye, malli u sekuestrua, ndërsa i riu u vu në pranga.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes sekuestrohen 800 kg duhan kukes sekuestrohen 800 kg duhan

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 07:08

Titujt kryesorë të portaleve, 28 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Transparency International i cili shkruan...

Aktualitet 28 Janar 2021, 06:56

KAVAJË– Carlota Dossena, 35 vjeçe dhe biznesmene në Shqipëri është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj Kastriot Dema. Ngjarja e rëndë ka ndodhu...