Aktualitet

Sekuestrohen 8 kg kanabis sativa në Krujë, në pranga 2 persona 1 në kërkim (EMRAT)

28 Janar 2021, 08:27 Nga DOSJA
Sekuestrohen 8 kg kanabis sativa në Krujë, në pranga 2 persona 1

KRUJË- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Krujë, ndërsa një i tretë është në kërkim. Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se personave u janë gjetur 8 kilogram dhe 200 gramë kanabis sativa në një makinë tip Audi. Të arrestuar janë Eduart Saka 31 vjeç dhe Romario Xhixha 25 vjeç. Ndërkohë që në kërkim është shpallur personi me iniciale A.Xh.

Postimi i policisë:

DVP Durrës. Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. U., 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në Fushë Krujë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit R. U., ku ndodheshin dhe shtetasit A. Xh. dhe E. S. (posedues të lëndës narkotike), u gjet një sasi prej 8 kg e 200 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën do ta blinte shtetasi R. U.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe po punohet për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 kg e 200 gr lëndë narkotike cannabis sativa dhe mjeti tip “Audi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart saka policia e shtetit romario xhixha eduart saka policia e shtetit romario xhixha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 07:08

Titujt kryesorë të portaleve, 28 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Transparency International i cili shkruan...

Aktualitet 28 Janar 2021, 06:56

KAVAJË– Carlota Dossena, 35 vjeçe dhe biznesmene në Shqipëri është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj Kastriot Dema. Ngjarja e rëndë ka ndodhu...