Aktualitet

HARTA LIVE/ Reshjet i lënë vendin acarit, moti i akullt prezent gjatë gjithë ditës së sotme! Bashkia Shkodër jep ALARMIN,

28 Janar 2021, 07:16 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Reshjet i lënë vendin acarit, moti i akullt prezent

TIRANË– Temperatura të ulëta raportohen sot në të gjithë territorin e vendit. Pas shirave të rrëmbyeshëm Shqipëria po ‘lufton’ me të ftohtin e acartë që arrin temperatura minus 8 gradë celsius. Sipas MeteoAlb, masat ajrore verilindore që kanë depërtuar drejtë gadishullit të Ballkanit do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjell shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Nga ana tjetër, Bashkia Shkodër kërkon shpalljes e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit Dajç dhe në Shkodër. Kjo pasi Bashkia bën të ditur se situata ditën e sotme është përkeqësuar duke rrezikuar kështu jetën e banorëve si pasojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës, pasi argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Përsa i përket rajonit dhe Europës, vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të dëborës në Rajonin Lindor dhe Qendror të Europës. Por rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbetën Ishujt britanikë. Ndërsa kthjellime por temperatura relativisht të ulta do kenë dy skajet Veri dhe Jug i Europës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 28 janar 2021 parashikimi i motit 28 janar 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 07:08

Titujt kryesorë të portaleve, 28 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Transparency International i cili shkruan...

Aktualitet 28 Janar 2021, 06:56

KAVAJË– Carlota Dossena, 35 vjeçe dhe biznesmene në Shqipëri është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj Kastriot Dema. Ngjarja e rëndë ka ndodhu...