Aktualitet

Plagosje dhe drejtim automjeti në gjëndje të dehur, arrestohen 2 persona në Durrës

28 Janar 2021, 09:50 Nga DOSJA
Plagosje dhe drejtim automjeti në gjëndje të dehur, arrestohen 2

DURRËS- 2 persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme. Lajmin e ka bërë policia, shkruan se nga personat e arrestuar janë për veprat penale plagosje me dashje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Të arrestuarit janë me iniciale S.K 28 vjeç  për plagosjen e të riut 19 vjeç me iniciale E.H dhe E.K 29 vjeç pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur nëj makinë tip Opel.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.01.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në momentin e konstatimit, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit S. K. dhe për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasit E. K.” njofton Policia e Durrësit. I riu 19 vjeçar mbeti i plagosur ditën e djeshme pas një sherri me shtetasin me inicialet S.K, i cili e goditi me thikë dhe u largua nga vendngjarja.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 08:49

FIER-Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier. Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëm...

Aktualitet 28 Janar 2021, 07:08

Titujt kryesorë të portaleve, 28 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Transparency International i cili shkruan...