Aktualitet

Grabitje dhe vjedhje makinash, arrestohet 1 person në Fier, 1 tjetër procedohet penalisht

28 Janar 2021, 09:12 Nga DOSJA
Grabitje dhe vjedhje makinash, arrestohet 1 person në Fier, 1 tjetër

FIER- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se personi me inicale V.Sh 36-vjeç u arrestua për shkak se kishte vjedhur një makinë tip “Benz” personit A.V 48 vjeç. Ndërsa personi me iniciale K.Gj 16 vjeç është proceduar penalisht pasi ka vjedhur një sasi parash në zyrën e drejtoreshës së shkollës.

Njoftimi i policisë:

Fier. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kapet dhe arrestohet një shtetas pasi në datë 21.01.2021 vodhi një automjet në fshatin Varibob, si edhe procedohet një tjetër pasi vodhi një sasi të vogël lekësh në një shkollë në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si rezultat i punës operative, hetimore dhe profesionale, arrestuan shtetasin:

V. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 21.01.2021, në fshatin Varibob, ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. V., 48 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur dhe 2 aparate celularë. Gjithashtu, u bë e mundur edhe zbardhja e vjedhjes së një shkolle 9-vjeçare në Fier, ku u procedua penalisht autori i dyshuar, shtetasi K. Gj., 16 vjeç, i cili në datë 18.11.2020, ka vjedhur një sasi të vogël lekësh në zyrën e drejtoreshës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 08:49

FIER-Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier. Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëm...

Aktualitet 28 Janar 2021, 07:08

Titujt kryesorë të portaleve, 28 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Transparency International i cili shkruan...