Bota

Mik i ngushtë me VIP-at shqiptarë! Të pikëlluar për humbjen e shokut, reagimet e këngëtarëve pas vrasjes së biznesmenit

28 Janar 2021, 07:48 Nga DOSJA
Mik i ngushtë me VIP-at shqiptarë! Të pikëlluar për

KOSOVË-Biznesmeni Albert Krasniqi i cili u vra ditën e djeshme në Prishtinë nga babai i tij, nuk ishte emër i panjohur për botën e showbizit. Ai ishte mik me shumicën e reperave, këngëtarëve e moderatorëve të njohur në Kosovë si dhe Shqipëri.

Pas vrasjes së tij miqtë kanë reaguar në rrjetet sociale për ndarjen e Krasniqit nga jeta. Ermal Fejzullahu, Skivi, Patris Berisha, Getinjo, Don Phenom dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.

REAGIMET:

Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi” , ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe ”, ka shkruar Skivi.

Patris Berisha ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e të riut, Albert Krasniqi. “Ahhhh bre Albert …Pusho i qete o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.

Moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk po mundet me besu dhe se nuk po mundet me gjet fjalë ta përshkruaj dhimbjen. “A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume.Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”, ka shkruar Kalludra.

Rest in peace Albert Krasniqi’– shkruan Don Phenom.

‘Ah bre dajë do na mungosh’- shkruan Meriton Mjekiqi.

Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!”, ka shkruar Getinjo.

Edhe këngëtari Trim Jetullahu ka postuar në Instagram një foto dhe ka shkruar: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2021, 06:35

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar i pikëlluar pas lajmeve se Albert Krasniqi është vrarë me armë zjarri nga bab...

Bota 27 Janar 2021, 20:53

ITALI- Kreu Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët...