Bota

Bisedimet Greqi-Turqi, ministri Çavuşoğlu: Rishikuam temat e diskutuara në raundet e mëparshme

28 Janar 2021, 07:25 Nga DOSJA
Bisedimet Greqi-Turqi, ministri Çavuşoğlu: Rishikuam temat e diskutuara

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu ka folur në lidhje me bisedimet e dy ditëve të mëparshme që u bënë me Greqinë në Stamboll. Në një konferencë të përbashkët më homologun e tij irlandez Simon Coveney. Sabah shkruan se bisedimet e 25 janarit ishin tejet konstruktive dhe se në këto bisedime u fol për temat që janë prekur më parë. Ai gjithashtu tha se takimi tjetër mes vendeve do të jetë në Greqi.

“Pas pesë vjetesh nuk mund të ketë takime konsultative, pasi më parë duhen bisedimet eksploruese. Miqtë tanë rishikuan temat e diskutuara në 60 raunde. Çfarëdo që u diskutua më parë, ato gjithashtu u diskutuan në këtë takim. Takimi i ardhshëm do të jetë në Greqi,  dhe data do të përcaktohet shumë shpejt. Të kesh konsulta se si t’i zgjidhësh problemet do të jetë e dobishme, të paktën për momentin, dhe ndoshta do të gjejmë zgjidhje të përhershme për këto probleme në të ardhmen,” tha ai.

Takimet e 25 janarit mes Greqisë dhe Turqisë u mbajtën në Stamboll. Ai ishte takimi i 61 mes dy vendeve dhe u fol për çështjen e detit dhe të ishujve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu simon coveney greqi-turqi mevlüt çavuşoğlu simon coveney

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2021, 06:35

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar i pikëlluar pas lajmeve se Albert Krasniqi është vrarë me armë zjarri nga bab...

Bota 27 Janar 2021, 20:53

ITALI- Kreu Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët...