Bota

Varianti i ri i koronavirusit britanik, regjistrohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

27 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
Varianti i ri i koronavirusit britanik, regjistrohet rasti i parë në

SHKUP– Është regjistruar rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit britanik në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili në një njoftim që ka bërë për mediat, ka thënë se për fat të keq është infektuar një 46-vjeçar nga Shkupi, ndërsa tashmë ai është shëruar. Mësohet se ai ka rezultuar pozitiv në janar të këtij viti, ndërkohë gjatë gjatë anketimit i infektuar ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt, e as që ka udhëtuar jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Pacienti iu nënshtrua një testi të shpejtë për herë të parë në 29.12.2020, për shkak të etheve dhe gulçimit. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 04.01.2021, ai u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat “Zhan Mitrev”, ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat. Më 15 janar, pacienti bëri dhe një test të tretë që po ashtu rezultoi pozitiv”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Në bazën e të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Maqedonia e Veriut regjistroi sot 9 viktima me COVID-19 si dhe 394 të infektuar, ndërsa të shëruar kanë rezultuar 387 persona. Që fillimi i pandemisë deri më tani në Maqedoni janë infektuar 91.555 persona, dhe 2.821 të tjerë kanë humbur jetën.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni varianti i ri i covid varianti i ri i covid

Sondazh

Poll