Aktualitet

U arrestua në kuadër të operacionit ‘Los Blancos’ ekstradohet nga Spanja në Itali, 37-vjeçari shqiptar (EMRI)

27 Janar 2021, 18:25 Nga DOSJA
U arrestua në kuadër të operacionit ‘Los Blancos’

SPANJË- 13 të dënuar janë ekstraduar ditën e sotme nga Spanja drejt Italisë në bazë të një mega-operacioni.

Mediat e huaja,  bënë me dije se ndër Ndër 13 të ekstraduarit mes Italisë e Spanjës, 4 janë shtetas italianë e 9 të tjerë janë shtetas të huaj, mes tyre dhe një femër.

Ndërkohë, në mesin e të arrestuarve që është ekstraduar nga Spanja drejt Italisë është edhe 37-vjeçari shqiptar Sokol Memetaj. Ky i fundit nuk është emër i panjohur, pasi ai ka rënë në prangat e policisë,  në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos” i cili coi në shkatërrimin e një kartele shqiptare në trafikun e drogës. Ndaj 37 vjeçarit shqiptar ishte lëshuar masa e ndalimit nga Prokuroria e Firenzes e u arrestua në Spanjë.

Dhjetëra të arrestuar, tonelata me kokainë dhe miliona euro të sekuestruara. Ky është rezultati i një mega-operacioni të nisur nga policia italiane, i shtrirë në disa shtete. Itali, Spanjë, Holandë, Dubai dhe Shqipëri, kanë qenë zonat ku grupi ka patur të shtrirë aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Los Blancos”, në shtator të vitit 2020, ka shkatërruar një kartel që sipas mediave italiane është karteli shqiptar i trafikut të drogës në kontinent, me emrin LOS BLANCOS, (Të Bardhët).

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sokol memetaj sokol memetaj

Sondazh

Poll