Aktualitet

Shpërthimi i bombulës në shkollë, Bashkia jep sqarimin: Është prishur çelësi i furnelës

27 Janar 2021, 16:18 Nga DOSJA
Shpërthimi i bombulës në shkollë, Bashkia jep sqarimin:

SHKDËR- Pas publikimit të lajmit për shpërthimin e bombulës së gazit në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre mjeda’, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë Shkodër, e cila mohon ngjarjen. Në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale, Bashkia ka thënë se nuk ka patur një shpërthim por vetëm prishje të çelësit  të furnellës, për shkak të përdorimit jo të duhur gjatë ndezjes së stufës së gazit. Po ashtu Bashkia ka publikuar dhe foton e furnelës.

Sipas Bashkisë ditën e sotme është bërë vetëm zëvendësimi i furnellës pa patur kurrëfarë shpërthimi.

Njoftimi: 

Paraditen e sotme jemi njoftuar nga Drejtoria e shkollës “Ndrej Mjeda” për defekt të furnellës të ngrohjes me gaz në një klasë. Ngrohja me gaz mbetet shqetësim. Çdo vit po zëvendësojmë ngrohjen me gaz nepër shkolla, një trashëgimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” është ndër ato shkolla që është projektuar për t’u zëvendësuar. Kjo shkollë ka funksionuar përpara më shumë se 15 vitesh me ngrohje me dru. Sistemi është bllokuar ndër vite nga ndërhyrje të paligjshme në shkollë. Bashkia Shkodër ka vlerësuar ndërhyrjen, ka kryer procesin e blerjes së stufave me dru dhe do të vijojë me vendosjen dhe ndërhyrjen për ta rikthyer funksional sistemin e ngrohjes me dru. Në vitin 2015 janë furnizuar me gaz 53 shkolla. Në vitin 2020-2021 furnizohen me gaz 17 shkolla.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e shkodrës bashkia e shkodrës

Sondazh

Poll