TIA njofton uljen e tarifës së pasagjerit dhe paketën prej afër 100 milionë Euro investimesh në infrastrukturën aeroportu
27 Janar 2021, 16:55Nga DOSJA
Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 Dhjetor 2020, ditë kur kompania shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.
“Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.
Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.
Plani i investimeve nga koncesionari i ri synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.
Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “low cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Marrë nga Monitor.al
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 7 të vdekur dhe 876 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
Në SHBA ka pasur shumë raste ku mjekët që morën vaksinën kundër COVID-19, u infektuan një apo dy javë më vonë. Rasti i parë në Shqipëri ishte i mjekut infeksion...
SHKDËR- Pas publikimit të lajmit për shpërthimin e bombulës së gazit në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre mjeda’, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë Shkodër, e...
TIRANË– Prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në një hotel në Laç, pak muaj më parë. Por një detaj interesant ka dal...
TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të rihapë pjesërisht hetimin lidhur me procesin ndaj Ergys Kolaverit, i cili akuzohet se ka tentuar që të...
SHKODËR– Një incident ka nodhur në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër.Gjatë ndërrimit të bombolës e cila përdorej për ngrohësen brenda një k...
BERLIN– Mjekja Aurora Dollenberg, drejtuese e shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, i ka shkruar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku i shpreh...
KUKËS– Rreshjet e shumta të dëborës kanë mbuluar gjithë zonën Novosej- Shishtavec.Vendi është zbardhur, ndërsa autoritetet rrugore kanë punuar për pa...
MALËSI E MADHE- Fshati turistik Lepushë në Malësinë e Madhe është izoluar nga dëbora.Pas rreshjeve të shumta, dëbora ka arritur në më shumë se një metër. N...