Aktualitet

Sot do të festonte 52 vjetorin e lindjes, kolegët kujtojnë mjekun Drini Dobi një muaj pas vdekjes, mbjellin një pemë ullir

27 Janar 2021, 17:11 Nga DOSJA
Sot do të festonte 52 vjetorin e lindjes, kolegët kujtojnë mjekun

TIRANË- Mjekët dhe infermierët e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë, kanë kujtuar sot mjekun Drini Dobi, i cili rreth një muaj më parë humbi jetën nga Covid-19.

Pas një muaj nga vdekja e ti, mjekët dhe infermierët në kujtim të tij kanë mbjellë një pemë ulli në oborrin e spitalit, ndërsa në një pllakë mermeri ishte shkruar edhe emri i tij.

Ndërkohë mjeku Mentor Petrela në një intervistë për TopChannel  ka thënë se “Në ditën e 52 e vjetorit të lindjes, se përkon me një ditë që Drinin donim ta kishim mes nesh. drinin nuk është në tokë po mbi tokë”- ka thënë Petrela.


Ditën e sotme Drini Dobi do të festonte 52-vjetorin e lindjes, por për fat të keq nuk ia doli të luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse. 

Neurologu Drini Dobi ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare për shkak të koronavirusit.  Dobi ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë Covid-19, duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, duke shënuar një tjetër humbje për bluzat e bardha në Shqipëri.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini dobi humb jeten drini dob drini dobi humb jeten drini dob

Sondazh

Poll