Aktualitet

“Mos u humb se gjakun e ke tek ne”/ Pasi doli ‘fjala’, njerëzit e Eduart Lamajt tentuan të pajtoheshin me KANUN, iu af

27 Janar 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Mos u humb se gjakun e ke tek ne”/ Pasi doli ‘fjala’,

TIRANË– Prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në një hotel në Laç, pak muaj më parë. Por një detaj interesant ka dalë nga dosja me 15 fashikuj, i cili “flet” mbi tentativat e familjarëve të të dyshuarve kryesorë të atentatit, për t’u pajtuar me ata të viktimave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pak ditë pas ngjarjes, pasi në media kishte dalë emri i Eduard Lamajt si i dyshuar për vrasjen e dy biznesmëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, të afërmit e tij kanë vendosur që të “shuajnë gjaqet”. Familjarët të afërt të Lamajt kanë shkuar në banesën e Bujar Likës, për të dhënë mesazhin se besonin që djali i tyre ishte autor i dy vrasjeve dhe se “gjakun” e të humburve duhet ta merrnin tek ata. 

Babai i Bujar Likës, duke iu referuar të dhënave në dosje, ka deklaruar se fillimisht nuk kishin marrë asnjë sinjal nga ana e familjes së Lamajt, dhe më pas kishin pasur vizitën në shtëpi, ku të afërmit i kishin thënë: Mos u humb se gjakun e ke tek ne.

Në rrëfimin e tij për hetuesit, babai i Likës ka treguar se u ishte përgjigjur shkurt se fjala e tyre nuk kishte më vlerë, pasi emri i autorit ishte mësuar nga të gjithë. 

“Ua preva shkurt. Për mua s’ka më vlerë kjo fjalë bazë zakonit se këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël,”-ka treguar ai për hetuesit. Një qasje ndryshe nga ajo e familjes Lika, ka pasur Antonin Vlashi, babai i njërit prej të dyshuarve si pjesëmarrës në vrasje.

Ky i fundit, pretendohet se ka dërguar persona në familje për të kërkuar falje dhe ndjesë për vrasjen por nuk ka marrë asnjë përgjigje. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj laç vrasja në laç eduart lamaj laç vrasja në laç

Sondazh

Poll