Bota

Historia e vrasjes së 7 grave në Qipro/ Jep dorëheqjen Ministri i Drejtësisë

3 Maj 2019, 07:54 Nga DOSJA
Historia e vrasjes së 7 grave në Qipro/ Jep dorëheqjen Ministri i

QIPRO- Ministri i drejtësisë i Qipros ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së shtatë grave dhe vajzave emigrante, në një rast që nuk u zbulua për gati tre vjet.

Lonas Nicolaou deklaroi se po largohej nga posti i tij për arsye të “përgjegjësisë politike”, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë personalisht në këtë rast. Zyrtarët akuzohen se nuk kanë hetuar siç duhet raportet e personave të zhdukur sepse viktimat ishin emigrantë.

Oficeri ushtarak grek Nikos Metaxas, 35-vjeçar, ka pranuar se ka vrarë shtatë gra të huaja, përfshirë edhe dy vajza. Ai u arrestua më 14 prill në një hetim për vrasje të nisur pasi 39-vjeçarja Mary Rose Tiburcio nga Filipinet u gjet e vdekur në perëndim të Nicosias, raporton BBC News.

Ndërsa, janë gjetur mbetjet mortore të katër grave ndërsa policia ende po kërkon kufomat e tre viktimave tjera. Të gjitha viktimat ishin gra emigrante që kishin ardhur në Qipro për të punuar. Administrata e Qipros kërkoi ndihmë nga ekspertët britanikë për rastin e vrasësit serik që u etiketua si rasti i parë i këtillë në ishull.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lonas nicolaou qipro vrasjet ne qipro lonas nicolaou qipro vrasjet ne qipro

Sondazh

Poll