Bota

Julian Assange kundërshton ekstradimin në SHBA: Kam punuar si gazetar, s’është e drejtë

3 Maj 2019, 07:01 Nga DOSJA
Julian Assange kundërshton ekstradimin në SHBA: Kam punuar si gazetar,

Angli- Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është dënuar me 50 javë burgim pasi ai u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të lirimit me kusht muajin e kaluar pas arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit, vendim ky i marrë nga gjykata e Southwark. (lexo këtu)

Por Julian Assange ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me akuzat për komplot për sulm ndaj kompjuterave të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Assange i tha Gjykatës në Uestministër nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me video nga një burg i Britanisë, se nuk donte të “dorëzohej për ekstradimin, për shkak se kishte bërë punë gazetarie, për të cilën ai ka fituar një numër çmimesh, ka mbrojtur shumë njerëz dhe sipas tij s’është e drejtë ”.

Theksojmë se SHBA do që Assange të ekstradohet, për t’u gjykuar atje për akuzat për komplot, për bashkëpunimin me ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane Chelsea Manning, për të patur qasje tek kompjuterët e Pentagonit në mars 2010.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota julian assange kundërshton ekstradimin në shba julian assange kundërshton ekstradimin në shba

Sondazh

Poll