AktualitetFactcheck

Skandali në Lundër/ Rreh brutalisht drejtoreshën dhe mësuesen shtatzënë, agresori i lirë… Dëshmitë ekskluzive (VD)

  • Drejtoresha: Më qëlloi me pëllëmbë dhe më shtyu
  • Mësuesja shtatzënë: M’u errën sytë dhe humba ndjenjat
  • Dosja.al ka zbardhur historinë e dhunimit të dy mësueseve dhe të drejtoreshës së shkollës "Lundër" nga prindi i një fëmije, Barxh Xixi. Drejtoresha, Alma Kaziu tregon se Xixi e ka qëlluar me shuplake. Njëra nga mësueset, Hyjrie Gjyla tregon se është shtyrë nga personi në fjalë, kurse mësuesja shtatzënë rrëfeu pë Dosja.al se ka humbur ndjenjat dhe se nuk mban mend shumë gjëra.
    Përditësuar:

    TIRANË- Dosja.al sjell të plotë historinë e pazakontë që vjen nga fshati Lundër në Tiranë, aty ku pak ditë më parë u dhunuan 2 mësuese dhe drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare.

    Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha ishte se një person i njohur si një eksponent pranë Partisë Socialiste ka dhunuar drejtoreshën.

    Dosja.al udhëtoi në Lundër, pa nga afër mësueset të cilat deklarojnë se janë dhunuar, dhe drejtoreshën e shkollës.

    Në këtë zonë mbizotëron frika. Frika për të folur. Që në momentin e parë që takon banorët e zonës, ata hezitojnë të tregojnë atë çfarë ka ndodhur. Pas disa tentativash, disa prej tyre pranojnë të flasin dhe të tregojnë atë që ka ndodhur.

    Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu, mësuesja Hyjrie Gjyla dhe mësuesja Ersuela Kërçuku denoncojnë se janë dhunuar nga prindi i një fëmije.

    Bardh Xixi është qytetari që ato kanë njohur si agresorin. Sulmi, sipas tyre, ka ndodhur më datën 25 prill në orën 11:45. Në gjendje të dehur, ai ka dhunuar, ka qëlluar, ka shtyrë edhe mësuesen shtatzënë, Ersuela Kërçuku.

    Ato thonë se nuk kanë informacion për shkakun e irritimit të babait, ndërkohë që thonë se s’kanë dijeni për të. I vetmi, informacion që ato kanë është se ai është babai i njërit prej fëmijëve të kopështit.

    Banorë të Lundrës, i thanë Dosja.al se Xixi është një qytetar model i zonës, dhe se ngjarja i ka befasuar.

    Disa prej tyre, kanë thënë se ngjarja ka ardhur pasi fëmija i tij ka patur shenja të nxirash në trup. Ky fakt, është mohuar nga drejtoresha dhe mësueset, të cilat janë shprehur se fëmija është rrëzuar në shtëpi.

    Ndërkohë, skandali thellohet kur mësueset tregojnë se pavarësisht denoncimit që kanë bërë në polici, agresori është ende i lirë.

    • 16:06

      Skandali në Lundër/ U dhunua nga prindi, mësuesja shtatzënë: M’u errën sytë dhe humba ndjenjat. Më kanë mbajtur me ujë dhe sheqer

      Ndërkohë pas rrëfimit të drejtoreshës së shkollës “Lundër” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e 25 prillit, dy mësueset që pretendojnë të jenë shtyrë dhe dhunuar nga babai I njërit prej fëmijëve që frekuenton parashkollorin, Bardh Xixi, kanë treguar versionin e tyre.

      Hyjrie Gjyla me një përvojë 32-vjeçare tregon se është ndjerë e turpëruar kur është vënë përpara gjesteve të zotit Xixi. Ajo shprehet se babai i njërit prej fëmijëve e ka shtyrë dhe I ka thënë të largohej pasi dontë të fliste me drejtoreshën.

      Pavarësisht tentativave të mësueses Gjyla për ta qetësuar, zotëria ka vijuar të ishte akoma edhe më i irrituar.

      “Unë isha në klasën time. Sapo kishte mbaruar mësimi. Dëgjova një zhurmë dhe dola për të parë se çfarë kishte. U mundova të flas si njeri me zotin Bardhi Xixi, por më shtyu. Më tha “zhduku most ë shikoj këtu, nuk kam punë me ty, dua të flas me drejtoreshën”.

      U mundova ta sqaroj, se mos kishte ndonjë problem me fëmijën, mos ishte vrarë, por jo. Fëmijën e kishte përdore dhe po qante. Nuk më ka ndodhur kurrë ky rast i tillë. Nuk kemi pasur asnjë lloj problem të tillë me asnjë prind. Skenat u panë edhe nga nxënësit e tjerë. Më pas u largova sepse më erdhi shumë turp. Nxënësit filluan të qanin, por u mundova t’i qetësoj. Nuk i lashë të dilnin, që të mos shikonin skenën. Personi është në gjendje të lirë, fëmija vjen rregullisht. Nuk kemi patur asnjë problem me fëmijën. Ndjehem e rrezikuar pasi jemi familjarë dhe problem mund të shkojë edhe më tej. Ehde nëse ne do të kishim gabuar, sepse njerëz jemi, nuk besoj se duhej trajtuar një mësuese nëatë lloj forme,”- tregon mësuesja e klasës së dytë, Hyjrie Gjyla.

      Kurse mësuesja shtatzënë rrfen për Dosja.al se nuk mban mend shumë gjëra, pasi siç tregon ajo ‘i janë errur sytë’ dhe ka humbur ndjenjat.

      “Unë atë javë kam qenë mësuese dëzhurn. Po mblidhja regjistrat e ciklit fillor dhe duke dalë dëgjova zhurma. Ishte detyra ime të afrohesha. I thashë ‘çfarë ke hajde të flasim bashkë sepse jam mësuese dëzhurn’. Drejtoresha më tha largohu ti.

      Në momentin që unë po largohesha, dëgjova të qëlluara dhe nuk e mbajta më veten. E kappa nga krahu dhe më pasi më shtyu. Më përplasi pas muri dhe unë nuk mbaj më mend gjë. Mu errën sytë dhe humba ndjenjat. Pas çerek ore kam marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Më kapi ankthi më merrej fryma dhe nuk mbaj mend detaje të tjera. Më kanë mbajtur koleget e mia me ujë me sheqer,”- tregon mësuesja shtatzënë.

      (f.m/dosja.al)

    • 16:04

      Skandali në Lundër/ U dhuna nga prindi, drejtoresha e shkollës: Më qëlloi me pëllëmbë dhe më shtyu

      Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu ka treguaj detaje nga ngjarja e 25 prillit kur prindi i një fëmije dhunoi dy mësuese dhe vetë atë. Kaziu tregon se zotëria Bardhi Xixi e ka qëlluar me shuplakë dhe e ka shtyrë atë.

      Më datën 25 prill në shkollën tonë erdhi një prind në gjendje të dehur, i cili ka fëmijën në parashkollor këtë vit. Pa fëmijët që po loznin jashtë dhe ju krijua ideja që fëmija im do dëmtohet, ju duk sikur fëmija e tij ishte i pambrojtur.

      Ishte ora 12 pa çerek, në orën e pestë të mësimit. Ai hyri lirshëm pasi ishte ora që prindërit vijnë dhe marrin fëmijët.

      Jashtë ishin dy mësuese dhe njëra prej tyre është shtatzënë. Zotëria, Bardh Xixi, shtyu atë që nuk është shtatzënë dhe unë për të evituar që të shtynte edhe tjetrën ndërhyra. Normalisht përveçse jam mësuese, jam edhe përgjegjëse e institucionit.

      Ai i njeh të dyja mësueset, pasi njërën e ka edhe bashkëfshatare.

      Ai bërtiste dhe fliste me një fjalor joetik. Gjithsej jemi përfshirë 5 persona, 4 mësuese dhe unë. Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar.

      Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë.

      Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë,”- tregon Alma Kaziu drejtoresha e shkollës “Lundër”.

    Shto Koment