Politike

Zgjedhjet e qershorit/ Zyrtarizohet koalicioni i djathtë që do rivalizojë Ramën dhe ASHE

2 Maj 2019, 19:16 Nga DOSJA
Zgjedhjet e qershorit/ Zyrtarizohet koalicioni i djathtë që do

TIRANË– Përveç koalicionit të majtë që kryesohet nga PS-ja, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot është regjistruar edhe një koalicion i djathtë.

Bëhet fjalë për koalicionin “Shpresa për ndryshim”, i cili ka në përbërje Aleancën Kuqezi me kryetare Lumturie Ratkocerin; Partinë Balli Kombëtar Demokrat e Artur Roshit; Aleanca Popullore e Artur Dojakës; Partia Ora e Shqipërisë e Zef Shtjefnit: Partia Emigracionit Shqiptar me kryetar Kostaq Papa, dhe Partia Demokracia e Re Europiane me kryetar Koçi Tahirin.

Kërkesa për t’u regjistruar në KQZ është depozituar ditën e sotme, ndërkohë që afati përfundimtar është ora 24:00.

Ndërkohë që në këtë garë ka hyrë dhe Partia e Arjan Starovës, Bashkimi Liberal Demokrat. Sa i përket koalicionit opozitar, ai firmosi pak ditë më parë marrëveshjen për të mos u futur në zgjedhje

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz lokale 2019 shpresa për ndryshim kqz lokale 2019 shpresa për ndryshim

Sondazh

Poll