Bota

“Thriller-i” i vdekjes së Sifis Valyrakis! Sherri me ‘kapitenin’ e peshkarexhës, krijoi valë pasi ish

27 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA
“Thriller-i” i vdekjes së Sifis Valyrakis! Sherri me

GREQI– Vdekja e ish-ministrit të Rendit të Greqisë, Sifis Valyrakis ka folur për mediat greke. Dëshmitari okular, një peshkatar, i identifikuar si Costas Asimakos, ka përshkruar minutë pas minute sherrin me ish-ministrin dhe kapitenin e një anijeje peshkimi.

Asimakos tregon se ish-ministri kishte zbarkuar në “Ishullin e ëndrrave”, në pjesën jugore, në një distancë prej 400-500 metrash nga banesa e tij.

Unë isha duke parë varkën e Sifis Valyrakis që ishte nisur nga shtëpia e tij, e cila ndodhet buzë detit. Gjatë udhëtimit, pothuajse në gjysmë të rrugës, motori i tij u fik një herë. Ai e vuri përsëri në punë por iu fik një herë tjetër. Dhe në atë moment iu afrua një anije e bardhë peshkimi. Nuk kam asnjë dyshim, jam 100% i sigurtë pasi pashë sherrin e tij me Sifis Valyrakis,”-tregoi ai.

PJESË NGA RRËFIMI:

A keni dëgjuar se çfarë është thënë mes tyre?

Ai i thirri Valyrakisin, dhe aty u zunë. Pastaj peshkatari me anijen bëri dy rrotullime dhe krijoi valë.

A e patë Sifis Valyrakis të binte në ujë?

Unë e kisha marrë kafenë në dorë, kisha kthyer shpinën dhe nisa që të largohesha. Unë as nuk e vërejta nëse kishte rënë ndonjë në det. Sigurisht, nëse do ta kisha parë do të kisha njoftuar Rojet Bregdetare.

Dëshmitari okular, pretendon se është kthyer në shtëpi rreth orës 7 të pasdites dhe lexoi lajmet se ish-ministri i PASOK ishte zhdukur. Menjëherë ai informoi një zyrtar të Autoritetit Portual në Eretria, duke i përmendur se e kishte parë pranë shtëpisë së tij. Kur të nesërmen në mëngjes u konfirmua lajmi për vdekjen e tij, dëshmitari shkoi vullnetarisht për të dhënë gjithë çfarë kishte parë.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det pak ditë më parë, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngul se ai është vrarë. Për të zgjatur hetimet, familja ka shtyrë edhe ceremoninë e varrimit të tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni costas asimakos sifis valyrakis costas asimakos sifis valyrakis

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 13:33

ITALI- Videoja e një italiani ku përmend situatën politike në Itali është bërë virale. Ai me tone të larta dhe satirike thotë se çdo gjë në vend ka përpa...