Bota

BE kris raportet me AstraZeneca, vonesat e shpërndarjes së vaksinave dhe favorizimi ndaj Britanisë çojnë në anullimin e ta

27 Janar 2021, 12:56 Nga DOSJA
BE kris raportet me AstraZeneca, vonesat e shpërndarjes së vaksinave

BRUKSEL– Shpërndarja e vaksinave është goditur nga vonesat, problemet e furnizimit dhe një grindje me një nga prodhuesit e vaksinave, AstraZeneca. Vonesa e shpërndarjes së vaksinave në BE me prodhuesit e firmës AstraZeneca, tashmë ka kaluar në një faze më të vështirë, duke çuar në krisjen e raporteve ndëmjet dy palëve. BE koordinon blerjen e vaksinave për të gjitha 27 vendet e saj anëtare. Tani, BE po paralajmëron se mund të shtrëngojë eksportet e vaksinave të prodhuara nga vendet e saj anëtare dhe ka thënë se do të ndërmarrë çdo veprim që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e saj. Komisioni Evropian thotë se kjo qasje shmang konkurrencën midis vendeve të BE-së, pasi të gjithë ata mund të marrin vaksina me të njëjtat kushte, pavarësisht nga madhësia e tyre ose fuqia blerëse.

Kjo mund të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi fabrika belge e Pfizer furnizon Mbretërinë e Bashkuar. MB nuk mori pjesë në skemën e vaksinave të BE edhe pse mund të kishte bërë.  Në atë kohë, qeveria tha se po përjashtohej sepse mendonte se nuk do të lejohej të vazhdonte negociatat e saj me furnizuesit e mundshëm dhe nuk do të kishte një fjalë për çmimin, vëllimin dhe datën e dërgesave të mundshme.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca, të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, këtë muaj. BE nënshkroi një marrëveshje për 300 milion doza deri në Gusht, raporton CNN.

Por javën e kaluar firma farmaceutike britaniko-suedeze njoftoi se për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit të furnizimit Evropian numri i dozave fillestare për anëtarët e BE do të ishte më i ulët. Në lidhje me dorëzimin e vaksinave në Angli, Sorio tha se kontrata me Anglinë është nënshkruar më parë se me BE-në dhe se atyre u shkojnë dozat e vaksinave më shpejt.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19. Ndërkohë ky i fundit në një deklaratë sot theksoi se vonesat janë parashikur për rreth dy muaj dhe nuk mban përgjegjësi mbi menaxhimin e shpërndarjes.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se nuk ka të dhëna të pamjaftueshme për efikasshmërinë e vaksinës së krijuar nga AstraZeneca. Drejtori ekzekutiv i EMA-së, Emer Cooke i ka thënë parlamentit Evropian se po shqyrton tërësinë e të dhënave të siguruara nga AstraZeneca nëpër grupe të ndryshme të moshave. Ndërkohë që në lidhje me këto ka folur Shefi i AstraZenecës, Pascal Seriot. Ai pranoi se të dhënat e treguara deri tani kanë një sasi të kufizuar mbi efektet e vaksinës tek të moshuarit, por gjithashtu tha se vaksina ka një prodhim të fortë antitrupash. Më tej ai tha se nuk ka problem se si e aprovon EMA vaksinës, pasi tani ka shumë kërkesë për vaksina dhe mund ta përdorin si të duan.

Një takim i planifikuar sot në orën 18:30 ndërmjet BE-së dhe AstraZeneces është anulluar papritur, pritej që të diskutohej mbi planifikim e shpërndarjes së dozave të vaksinës në BE. AstraZaeneca njoftoi se takim ë shtë shtyrë pas 24 orëve, ndërkohë nga Brukseli nuk kemi ende një reagim.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca vaksinimi ne be astrazeneca vaksinimi ne be

Sondazh

Poll