Bota

Hoti për Kurtin: Dikush që ka probleme me ligjin s’mund të kërkojë post publik

27 Janar 2021, 13:21 Nga DOSJA
Hoti për Kurtin: Dikush që ka probleme me ligjin s’mund të

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thumbuar Kreun e Lëvizjës Vetëvendosje Albin Kurti. Gjatë homazheve që bëri për viktimat e holokaustit, i pyetur nga gazetarët për gjendjen politike në Kosovë ai tha se të gjithë personat që kanë probleme me ligjin nuk duhet të kërkojnë asnjë post publik.

“Është e qartë, gjithkush që ka problem me ligjin s’mund të kërkojë post publik dhe s’mund të dalë para qytetarëve”, tha ai.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje për shkak se ka probleme me ligjin. Ai në 2018 është dënuar me dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti zgjedhjet ne kosove albin kurti avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll