Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, VV e AAK-ja dorëzojnë shkresat në Gjykatën Supreme 

27 Janar 2021, 15:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, VV e AAK-ja dorëzojnë

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ditën e sotme kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP vendoi që pesë kandidatët e LVV-së përfshrë edhe Albin Kurtin të mos certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përfaqësuesi ligjor Blerim Sallahu ka thënë se besojnë që kjo Gjykatë do të marr vendim të favor të ankesës së VV-së.

“Sot LVV’-a ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP’-ë, lidhur me moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e PZAP- së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor. Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP-ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Ndër të tjera ky i fundit ka thënë se nëse Gjykata Supreme, hedh poshtë ankesën e VV-së, kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese poër të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, ka thënë ai, për mediat e Kosovës.

Mes pesë kandidatëve nga VV-ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Deni-Murtezi

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aak lvv aak lvv

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 13:33

ITALI- Videoja e një italiani ku përmend situatën politike në Itali është bërë virale. Ai me tone të larta dhe satirike thotë se çdo gjë në vend ka përpa...