Bota

‘Trutë në tokë t’i kisha nxjerrë’/ Kërcënohet Vjosa Osmani, ndjekësi i çon foton e armës me 9 tyta, b

27 Janar 2021, 15:34 Nga DOSJA

PRISHTINË– Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj gruas së tij, duke mos i kursyer as ofendimet.

Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve,”– ka shkruar ai.

Ndërkohë që ka shpërndarë edhe mesazhin që presidentja në detyrë e Kosovës, ka marrë në rrjetet sociale. Një prej komentuesëve i dërgonte foton e një armë me 9 tyta, krahas të cilës i shkruante: Trutë në tokë t’i kisha nxjerrë. 

Megjithatë nuk dihet nëse autoritetet e Policisë së Kosovës kanë nisur nga puna për identifikimin e kërcënuesëve. Disa muaj më parë, një qytetar që kërcënoi Albin Kurtin, u prangos dhe u përball më drejtësinë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kercenohet vjosa osmani kosove vjosa osmani kercenohet vjosa osmani kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 13:33

ITALI- Videoja e një italiani ku përmend situatën politike në Itali është bërë virale. Ai me tone të larta dhe satirike thotë se çdo gjë në vend ka përpa...