Bota

Blic citon dokumentin: Për arritjen e një marrëveshjeje midis Prishtinës dhe Beogradit ekzistojnë tri mundësi

27 Janar 2021, 16:28 Nga DOSJA
Blic citon dokumentin: Për arritjen e një marrëveshjeje midis

SERBI- Media serbe ‘Blic’, në një artikull që ka bërë së fundmi, shkruan se ekzistojnë tri mundësi për arritjen e një marrëveshjeje midis Prishtinës dhe Beogradit, por megjithatë asnjëra nuk është ‘perfekte’.

Sipas medias, serbe: E para është përdorimi i “stimujve” për Serbinë mbështetja e donatorëve dhe anëtarësimi i përshpejtuar në BE për të rënë dakord për njohjen e Kosovës, e dyta është që Serbia ta miratojë formimin e rretheve të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi dhe e treta, duke u kthyer në tryezë shkëmbimin e territoreve, e cila sipas medias serbe ishte thelbi i projekt-marrëveshjes për vitin 2018. 

Sipas, ‘Blic’ thekson se këto janë përfundimet e analizës “Rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë”, prapa së cilës qëndron Grupi Ndërkombëtar i Krizës.

Analiza tregon, ndër të tjera, se zgjidhja e mosmarrëveshjes do të ishte “e dobishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë”, por gjithashtu thekson që të gjitha palët duhet të kërkojnë një mënyrë për ta arritur një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë, dhe se vendet e BE-së duhet të japin një shenjë se ajo do ta mbështesë çdo marrëveshje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

(a/k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshje mes beogradit dhe prishtines marreveshje mes beogradit dhe prishtines

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 13:33

ITALI- Videoja e një italiani ku përmend situatën politike në Itali është bërë virale. Ai me tone të larta dhe satirike thotë se çdo gjë në vend ka përpa...