Bota

Kërcënohet Osmani në rrjetet sociale: Trutë në tokë t’i kisha qit

27 Janar 2021, 12:39 Nga DOSJA
Kërcënohet Osmani në rrjetet sociale: Trutë në

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar në rrjetet sociale. Ngjarjen e ka bërë të ditur zëdhënësi i Presidentes, Faton Peci më anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se fushata kundër Osmanit po agravohet në kërcënime, por kjo gjë është e kot pasi Osmani është personifikimi guximit. Më tej ai ka shkruar se  Osmani ka guxuar dhe do të vazhdojë të guxojë.

“Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes Osmani tashmë po përcillet edhe me kërcënime. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë”, ka shkruar ai.

Vjosa Osmani është kërcënuar nga një person në Facebook. Në një postim që ka hedhur në Facebook, ajo ka marrë një koment ku shkruan “Trut ntok ti kisha qitt” dhe është shoqëruar më disa të qeshura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faton peci kercenohet osmani vjosa osmani faton peci kercenohet osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll