Bota

Palestina blen vaksinën ruse Sputnik V, në plan dhe vaksinimi i palestinezëve që ndodhen në territorin izraelit

27 Janar 2021, 12:11 Nga DOSJA
Palestina blen vaksinën ruse Sputnik V, në plan dhe vaksinimi i

PALESTINË– Autoritetet Palestineze kanë në plan të blejnë 100,000 doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër Covid-19 në Shkurt, tha i dërguari i Autoritetit Palestinez në Moskë, sipas Reuters.

Abdel Hafiz Nofal, ambasadori i autoritetit në Rusi, tha se Moska do të siguronte 10,000 doza falas të vaksinës. Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës presin vaksinat dhe mund të duhen të paktën edhe disa muaj për të vaksinuar një pjesë mjaft të madhe të shoqërisë.

Siç është raportuar dhe më parë, aktualisht Izraeli nuk ka në planikimin e vaksinimit të popullsisë palestineze duke i lënë lënë jashtë vaksinimit palestinezët që ndodhen në bregun perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Ministri i Shëndetësisë, Eldstein tha se po i jepet përparësi popullsisë vendase.

”Sa i përket vaksinimit, është detyrimi i Izraelit para së gjithash ndaj qytetarëve të tij. Ata paguajnë taksa për këtë apo jo, por duke thënë se më kujtohet se është interesi ynë, jo detyrimi ynë ligjor, është që të sigurohemi që palestinezët të marrin vaksinën. Se ata nuk do të kenë përhapjen e Covid-19.’‘- tha Edelstein.

Shkalla e infeksionit në të dy territoret, megjithatë, është relativisht e ulët. Izraeli aktualisht ka 74,323 raste aktive dhe ka regjistruar 4,501 vdekje. Në Bregun Perëndimor, ka 4,355 raste aktive dhe 1,464 njerëz kanë vdekur, ndërsa Gaza ka 4,722 raste aktive dhe 513 vdekje të regjistruara.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne palestin vaksinimi ne palestin

Sondazh

Poll