Bota

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, e ëma kërkon ndihmë: Iku të premten për në shkollë e s’u kthye më, mësuesit më th

27 Janar 2021, 12:12 Nga DOSJA
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, e ëma kërkon ndihmë: Iku

KOSOVË– Një vajzë 15 vjeçe, e identifikuar si Gentijana Mustafa, banuese në Prizren është zhdukur pa gjurmë prej gjashtë ditësh. Nëna e adoleshentes, Mirdita Mustafa, në një denoncim të bërë në Gazetën Ekspress, ka deklaruar se ka bërë kallëzim për të bijën në polici, por ende nuk ka marrë vesh asnjë prej saj.

E ëma shton se ditën e premte, kur e ka parë për herë të fundit të bijën, Gentijana është nisur për në shkollë, por nuk është kthyer më. Ajo ka shtuar se mësuesit i kanë thënë se kohët e fundit 15-vjeçarja ka munguar edhe në shkollë, për arsyeja që e ëma nuk i di.

Mirdita u shpreh gjithashtu se është munduar të lidhet me telefon me të bijën, por pa rezultat.

Prej të premtës nuk e kam çikën në shtëpi, u nis me shku në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit, por nga ajo ditë nuk e kam më çikën. Pa kurfarë lajmërimi, është bë gati më shku në shkollë…Kurgjë nuk na ka lajmëru, s’e kemi pa që është bë gati hiç. E kam pa gati që i ka bë gati librat gati në mbrëmje, përveç atë ditë që s’e kam pa se gjithmonë e shihja kur shkojke në shkollë… Kemi folë edhe me mësimdhënësit e shkollës, ata kanë thënë se kohën e fundit s’ka ardhë hiç në shkollë, disa ditë s’ka ardhë hiç në shkollë.

Ka pas telefon, po çika e ka mbyll telefonin. E kemi lajmëru edhe në polici, por kurfarë lajmi nuk kemi. Ne nuk e dimë ku është çika…Ne prej të premtës kemi prit, po mbrëmë e kemi hap në Facebook rastin e saj”, përfundoi ajo, teksa i luti të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e saj ta lajmërojnë familjen ose policinë,”– shprehet nëna e adoleshentes.

Familja ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendodhjen e 15-vjeçares të lajmerohen në numrat e telefonit: 044316673 dhe 044191743.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gentijana mustafa mirdita mustafa zhduket 15 vjecarja nga prizreni zhduket gentijana mustafa gentijana mustafa mirdita mustafa zhduket 15 vjecarja nga prizreni zhduket gentijana mustafa

Sondazh

Poll