Bota

Youtube shtyn pezullimin e llogarisë së Trump dhe avokatit të tij për një kohë të pacaktuar: Mund të provokojnë më shu

27 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
Youtube shtyn pezullimin e llogarisë së Trump dhe avokatit të tij

SHBA- Youtube ka vazhduar më pezullimin e llogarisë së ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Metro shkruan se së bashku me llogarinë e Trump, Youtube ka pezulluar në një kohë të papërcaktuar llogarinë e avokatit të tij Rudy Giuliani. Vazhdimi i pezullimit të llogarisë së Trump ka ardhur pasi ai mund të provokojë sërish dhumë më anë të gjërave që poston.

Në dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, kanali Donald J Trump do të mbetet i pezulluar. Ekipet tona janë duke qëndruar vigjilente dhe duke monitoruar nga afër për çdo zhvillim të ri. YouTube gjithashtu ka pezulluar përkohësisht avokatin e Trump Rudy Giuliani nga programi i tij partner, duke përmendur shkelje të përsëritur të politikës së saj që parandalon pretendimin e rremë të mashtrimit të përhapur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA,” tha një zëdhënës i YouTube.

Llogaria e Donald Trump në Youtube është bllokuar në datën 13 janar. Ajo u bllokua për shkak të nxitjes për dhunë që Trump bëri në 6 janar në Capitol Hill.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump rudy giuliani youtube pezullon trump donald trump rudy giuliani youtube pezullon trump

Sondazh

Poll