Politike

Gjendja në shkollën “18 Nëntori” në Kucovë, Vokshi: Nuk ka ngrohje, ka lagështi, në oborr kanë shpërthyer ujërat e

27 Janar 2021, 12:11 Nga DOSJA
Gjendja në shkollën “18 Nëntori” në Kucovë,

KUÇOVË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ndarë në ‘Facebook’ pamjet që vijnë nga shkolla ’18 nëntori’ në Kuçovë. Vokshi shkruan se në shkollë mungon ngrohja, muret kanë krijuar lagështi si dhe në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza. Ish-deputetja bën të ditur se 760 milionë lekët janë investuar në shkollë nga qeveria mirpo godina gjendet në kushte të mjerueshme. Ndër të tjera ajo shkruan se prindërit dhe nxënësit janë ankuar për kushtet që ofron shkolla mirëpo askush nuk i ka dëgjuar.

POSTIMI I PLOTË:

Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.

(A.B)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll