Politike

‘Njerëzit e tij në pazar me trafikantët e drogës’/ Bardhi publikon audio-përgjimet: Socialistët që u kapën duke bler

27 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
‘Njerëzit e tij në pazar me trafikantët e

TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë në ‘Facebook’ një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama, përgjimet e Habilajve ku në fokus ishte Saimir Tahiri, ato të BILD ku shfaqej Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri, Ymer Lala dhe së fundmi, përgjimet e Ndraghetas ku princi Antonio Gallo përmendte kryebashkiakun Erion Veliaj. Bardhi shkruan se njerëzit e Ramës janë kapur në përgjime për pazar me trafikantët e drogës duke blerë vota me krimin e organizuar apo shitur tendera. Në fund të postimi, Bardhi shton se Rama sillet sikur i bien në qafë të tjerët ndaj duhet të largohet sa më parë nga qeveria.Në fund të videos dëgjohet deklarata e Ramës: Kush ia bën vendit të vet këtë? ‘Ti‘- është përgjigjia që i kthen PD me anë të videos.

POSTIMI I PLOTE I BARDHIT:

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

Reagimi vjen disa ditë pas finalizimit të megaoperacionit të drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri, i cili zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi ndragheta ne shqiperi partia demokratike gazmend bardhi ndragheta ne shqiperi partia demokratike

Sondazh

Poll