Politike

Dita e përkujtimit të Holokaustit/ Xhaçka: Nuk duhet të harrojmë luftën tonë ndaj antisemitizmit!

27 Janar 2021, 10:26 Nga DOSJA
Dita e përkujtimit të Holokaustit/ Xhaçka: Nuk duhet të

TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit. Ministrja ka publikuar një video, ku evidentohet roli themeltar që diplomacia shqiptare dhe populli shqiptar patën në këtë kauzë. Ajo shkruan se ne nuk duhet të harrojmë apo ulim vigjilencën në luftën ndaj antisemitizmit.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura, si dhe të gjithë ata që dolën kundër të keqes më të madhe të kohës.
Kurrë nuk duhet të harrojmë apo të ulim vigjilencën në luftën tonë ndaj antisemitizmit. Thellësisht krenarë për Shqipërinë, shqiptarët dhe shërbimin diplomatik në misionin e shpëtimit të hebrenjve!

Dita e 27 janarit është një ditë përkujtimore për një nga ngjarjet më të njohura të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin. Kjo datë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB) si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit. Që nga viti 2005, KB dhe vendet anëtare të saj kanë organizuar ceremoni përkujtimore për të shënuar përvjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau në Poloni dhe për të nderuar gjashtë milion viktimat hebreje të Holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazizmit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 76 vjet nga holokausti olta xhacka 76 vjet nga holokausti olta xhacka

Sondazh

Poll