Politike

Dita e Holokaustit/ Basha: Fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare

27 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
Dita e Holokaustit/ Basha: Fatkeqësisht fuqia e propagandës

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shkruan se qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare.

POSTIMI I BASHËS:

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare”

Dita e 27 janarit është një ditë përkujtimore për një nga ngjarjet më të njohura të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin. Kjo datë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB) si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit. Që nga viti 2005, KB dhe vendet anëtare të saj kanë organizuar ceremoni përkujtimore për të shënuar përvjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau në Poloni dhe për të nderuar gjashtë milion viktimat hebreje të Holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazizmit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 76 vjet nga holokausti lulzim basha 76 vjet nga holokausti lulzim basha

Sondazh

Poll