Politike

Peleshi në zonat e përmbytura në Durrës, ministri: Forcat e Armatosura janë në terren, duhen nxjerrë mësime!

27 Janar 2021, 11:43 Nga DOSJA
Peleshi në zonat e përmbytura në Durrës, ministri: Forcat e

DURRËS– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte ditën e djeshme në Durrës, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako. Ai pa nga afër situatën e përmbytjeve që është krijuar në zonë.


Peleshi bisedoi me banorët për situatën e krijuar dhe përgjegjësitë që duhet të marrë gjithësecili që këto ngjarje të mos përsëriten më. Ai takoi edhe efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët prej 3 ditësh kanë ndihmuar në evakuimin e disa familjeve dhe transportin e tyre. Peleshi konstatoi përmirësimin e situatës, siguroi gatishmërinë e FA dhe vuri theksin te mësimet që duhen nxjerrë me qëllim që reshjet e dendura dhe dalja nga shtrati i lumit Erzen të kenë sa më pak pasoja.

Le të themi e kemi kaluar pikun, situata sot është duke u përmirësuar, reshjet kanë mbaruar, uji po tërhiqet por ka ende familje nën ujë. Unë dua të falenderoj forcat tona të ushtrisë që kanë qenë në gatishmëri që ditën e parë, kanë evakuuar disa familje që janë strehuar në Konvalishencë, një pjesë tjetër te familjarët e tyre, një pjesë që nuk kanë pranuar të dalin, por që nuk kanë qenë në rrezik sepse kur ka rrezik pranon apo nuk pranon familja evakuimi është i detyruar. Do vazhdojmë të jemi këtu në gatishmëri ndonëse pritet që dy ditët në vazhdim pritet të ketë mot të mirë. Jemi të pajisur, kemi mjete kalueshmërie të lartë, kemi mjete të vogla lundruese, gjeneratorë dhe gjithçka tjetër që nevojitet, forca njerëzore, forcat e ushtrisë. Duhet thënë që kur ka raste të tilla duhet të nxjerrim dhe mësime. Emergjenca kërkon një reagim multiinstitucional dhe të gjithë shoqërisë. Ajo që shohim këtu fillon origjinon nga zënia dhe bllokimi i kanaleve, shkarkimeve nga dinamika informale e ndërtimeve në vite të cilës tani nuk i kthehemi më dot pas. Madje e kemi përballur me shumë guxim me legalizime, këtu procesi legalizimeve ka ecur mirë ama bashkë me legalizimin duhet të kemi vëmendje ndaj urbanizimit. Ne marrim detyra tona, komuniteti duhet të marrë detyrat e veta, kemi patur edhe debate me disa banorë, nuk mund t’i kërkojmë llogari bashkisë kur kanali shkarkues e bllokon për të bërë një copë rrugë.”– u shpreh ai.

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi kërkoi bashkëpunim nga banorët e zonës për të liruar dhe zhbllokuar kanalet e niveleve të treta Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin në terren dhe njoftoi se me përmirësimin e situatës do të nisë edhe vlerësimi i dëmeve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike niko peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll