Politike

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: U bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit, ku

27 Janar 2021, 07:28 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: U bashkohem lutjeve për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, viktimat e pafajshme të mizorisë së Holokaustit. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se të mbijetuarit e asaj tragjedie na inkurajojnë që të mos lejojmë kurrë më të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Meta nuk harron të shtojë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Statusi i plotë i Metës

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës. Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.

E hëna e 27 janarit është një ditë përkujtimi për një nga ngjarjet më të njohura të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin. 27 janari është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB) si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit. Që nga viti 2005, KB dhe vendet anëtare të saj kanë organizuar ceremoni përkujtimore për të shënuar përvjetorin e çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau në Poloni dhe për të nderuar gjashtë milion viktimat hebreje të Holokaustit dhe miliona viktima të tjera të nazizmit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 25 vite nga holokausti ilir meta viktimat e holokaustit 25 vite nga holokausti ilir meta viktimat e holokaustit

Sondazh

Poll