Politike

Operacioni i vështirë/ Kryemadhi tregon betejën me kancerin: 1-2 herë në vit marr serum gjaku. Vetëm 1 infermier më gjen

26 Janar 2021, 23:20 Nga DOSJA
Operacioni i vështirë/ Kryemadhi tregon betejën me kancerin: 1-2

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin, teksa ka folur për  largimin e të rinjve, kryesisht infermierëve ka treguar dhe për post-luftën e saj pasi është operuar nga kanceri në qafën e mitrës.

Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka thënë se 1 ose 2 herë në vit është e detyruar që të marrë serum në gjak. Ndër te tjera ajo ka thënë se e ka të vështirë të gjejë infermierë në Shqipëri që i gjejnë venat pa e shpuar të paktën 10 herë.

’Nëse kam erdhur në këtë drejtim. Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte. ‘’- tha Kryemadhi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...