Sport

Maradona, 500 mln dollarë trashëgimi dhe disa kasaforta misterioze në Dubai, ish-bashkëshortja nis manovrat për të shmangu

27 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
Maradona, 500 mln dollarë trashëgimi dhe disa kasaforta misterioze

ARGJENTINË-Në Argjentinë hetimet vazhdojnë për të rindërtuar trashëgiminë e Diego Armando Maradonës në mënyrë që të përcaktohet trashëgimia e destinuar për fëmijët, të afërmit dhe shokët e tij. Gjyqësori zbuloi disa nënshkrime të falsifikuara nga Dr. Luque (neurokirurgu i Maradonës) dhe gjeti dy kasaforta me përmbajtje misterioze të mbajtura në Dubai. Të dy kasafortat janë ende të mbyllura, por vetë gjyqësori do të kishte një informacion se ato mund të përmbajnë objekte ose relike të çmuara.

Është ende e vështirë të vlerësosh me saktësi pasuritë e kampionit argjentinas në kohën e vdekjes së tij. Për të kryer shumë kërkime në këtë kuptim, do të jetë gjithashtu e nevojshme të kërkohet bashkëpunimi i qeverive të huaja, siç ka ndodhur tashmë me autoritetet të Venezuelës dhe ato kubane (ku Maradona zotëronte pasuri të patundshme, aksione dhe pjesëmarrje në aktivitete sipërmarrëse). Për momentin, nga një vlerësim i përafërt, pasuritë e Diez arrijnë në rreth 500 milion dollarë, por gjithsesi është një shifër jo e plotë. Zbulimi i fundit, së bashku me dy arkat në Dubai, kanë të bëjnë me dy makina luksoze (një Rolls Royce dhe një BMW) me një vlerë totale prej rreth 350,000 dollarë. “Mund të kishte gjithçka atje, askush nuk e di saktësisht. I vetmi që e dinte përmbajtjen e tij ishte vetë Diego,” zbuloi një burim pranë familjes.

Para të shumta mbaheshin në kasafortën e shtëpisë së Buenos Aires, si dhe një koleksion orësh dhe unaza prej 300,000 dollarësh që Maradona mori si dhuratë nga pronari i Dinamo Brest kur u emërua president nderi. Pasuria e Maradonës përfshin pasuri të paluajtshme (të paktën një duzinë), makina luksoze (madje edhe një makinë të blinduar). Shumë prej këtyre “thesareve” kanë qenë prej kohësh objekt grindjeje me ish-gruan Claudia Villafane, e cila pretendohet se po planifikon manovra financiare për të shmangur shpërndarjen e trashëgimisë. Hetimet kanë ngritur tashmë dyshimet e para në këtë drejtim, falë disa lëvizjeve dhe flukseve të parave që konsiderohen “të dyshimta”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll