Sport

VIDEO/ Ibrahimovic bën magji, por pastaj e prish, silura e Eriksenit nxjerr nga Kupa Milanin

26 Janar 2021, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Ibrahimovic bën magji, por pastaj e prish, silura e Eriksenit nxjerr

ITALI-Derbi i Milanos këtë herë përfundon në favor të Interit. Zikaltërit përmbysin kuqezinjtë duke triufmuar me shifrat 2-1 në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Sfida u zhbllokua në miniutën e 31-të nga ana e suedezit Zlatan Ibrahimovic, që gjeti cepin e portës dhe i ndihmuar edhe nga shtylla, dërgoi topin në rrjetën e portës së Handanoviç.

Pjesa e dytë nis sërish me Interin kërkues, zikaltërit zhvendosën lojën në gjysmëfushën e Milanit dhe në minutën e 70’ Barella lirohet mirë në zonë, por pengohet nga Leao, megjithatë arbitri Valeri nuk sheh gjë dhe lejon vazhdimin e lojës. Vetëm një minutë më vonë arbitri thirret nga VAR dhe pasi rishikon aksionin, akordon penallti për Interin, të cilën e ekzekuton saktë Romelu Lukaku, duke shënuar edhe golin e barazimit.

Megjithatë goli do të vinte vetëm 2 minuta nga fundi kur Christian Eriksen ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke kaluar topin mbi mur dhe duke e dërguar në rrjetën e Tatarusanut, që nuk mund të bënte tjetër veçse të shihte sferën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll