Sport

Orges Shehi do të jetë trajneri i ri bardhebluve të Tiranës, nesër prezantimi

26 Janar 2021, 21:10 Nga DOSJA
Orges Shehi do të jetë trajneri i ri bardhebluve të Tiranës,

TIRANE – Vetëm pas 24 orësh nga largimi i Nevil Dedes prej pankinës së kryeqytetasve, drejtuesit e klubit bardheblu kanë gjetur trajnerin tyre të ri. Ai do të jetë 43-vjeçari durrsak Orges Shehi, i cili do të drejtojë kampionët në fuqi të Tiranës për vijim e kampionatit.

Lajmi bëhet i ditur për “Dosja.al” nga burime të sigurta të klubit bardheblu, të cilët shprehen se nesër do të zyrtarizojnë trajnerin Orges Shehi, qoftë para medias, qoftë edhe para skuadrës së Tiranës, me të cilën ai do të nisë menjëherë nga puna.

Pas një takimi midis drejtuesve të Tiranës dhe trajnerit durrsak Orges Shehi, palët kanë gjetur akordin mes tyre për të filluar një bashkëpunim të ri midis tyre. Së bashku me të, te bardheblutë do të vijë edhe Edlir Tetova, në pozicionin e zv.trajnerit.

Pasi ka ndërprerë para tri sezonesh karrierën e tij sportive në futbollin e luajtur, si ish-portier i Skënderbeut, durrsaku Shehi veshi tutat e trajningut po te skuadra korçare. Pas një sezoni, ai në vijim drejtoi skuadrën verilindore të Kukësit, për të nisur tani një përvojë të re te bardheblutë e Tiranës, e treta për të në detyrën e një trajneri.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport orges shehi trajneri i ri i tiranes orges shehi trajneri i ri i tiranes

Sondazh

Poll