Sport

VIDEO / Përtej kufirit, Vllaznia gjen fantazistin malazez…

27 Janar 2021, 06:20 Nga DOSJA
VIDEO / Përtej kufirit, Vllaznia gjen fantazistin malazez…

SHKODER – Vllaznia kërkon të mos humbë kohë në këto ditë të fundit të merkatos së janarit për të përforcuar organikën e saj për vijimin e kampionatit. Në orët e vona të ditës së djeshme, mediat dhe portalët lokalë bëjnë me dije, se klubi shkodran ka arritur marrëveshjen dhe mbyllur gjithçka me fantazistin malazes Milosh Kaleziç.

Drejtuesit e Vllaznisë nuk e mohojnë një lajm të tillë, madje ata shtojnë, se 27-vjeçari nga Podgorica do të prezantohet sot dhe menjëherë do të vihet nën urdhërat e trajnerit Brdariç. Dy sezonet e fundit, mesfushori Milosh Kaleziç është aktivizuar me skuadrën Petrovac, ku ka luajtur 78 ndeshje dhe shënuar 14 gola në ligën e parë të Malit të Zi.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skuadra shkodrane vllaznia skuadra shkodrane vllaznia

Sondazh

Poll