Sport

Drejtori i Lacios Igli Tare, “skanon” Serinë A dhe futbollin shqiptar…

26 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Drejtori i Lacios Igli Tare, “skanon” Serinë A dhe futbollin

TIRANE – Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, ishte i ftuar në një lidhje telefonike me emisionin “Sport Time” në Supersport. Ai ka prekur shumë tema, që lidhen me Serinë A, zhvillimet në futbollin shqiptar dhe natyrisht për shanset që ka Kombëtarja në eliminatoret e botërorit “Katar 2022”.

Rivaliteti në Serinë A? “Është diçka shumë e mirë edhe për kampionatin, pasi edhe disa skuadra janë përforcuar me lojtarët e duhur. Juventusi ka pasur problemet e tyre, nuk janë më ajo skuadra e vitit të kaluar, por mbeten pretendentë. Interi është disi më ndryshe, pasi nuk luan në Kupat e Europës. Ne e provuam vetë diçka të tillë dhe e dimë si është. Kishim probleme si skuadër. Shpresoj që të jemi protagonistë këtë sezon. Objektivi jonë maksimal kualifikimi në Champions. Nëse arrihet diçka më e madhe, do ishte qershia mbi tortë”.

Statuti i FSHF? “E kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur. Është një dobësi e atyre që e kanë pasur idenë për këtë vendim. Nuk mund t’ia mohosh të drejtën shumë figurave të futbollit shqiptar, që kanë dhënë shumë . Mendoj e është një zgjedhje dobësie”.

Trajnerët shqiptarë jashtë? “Rëndësi ka të jesh një trajner shqiptar, që ka pasur suksese në futbollin europian. Kanë bërë mirë në skuadra me traditë. Mjafton të kujtojmë Besnik Hasin, ka bërë mirë me shumë skuadra. Ervin Skela mund të bëjë mirë, pasi po bën punë të mirë me moshat te Frankfurti”.

Pritshmëritë për Shqipërinë? “Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Polonia dhe Hungaria gjithashtu. Është grup i luftuar, Shqipëria nëse ia del mund ta arrijë atë vendin e dytë. Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën të arrijnë kualifikimin për në grupin B. Kombëtarja është një ekip me lojtarë të rinj, arrijnë të luajnë me Kombëtaren pavarësisht mungesës së minutave. Nuk është e lehtë për t’u ambientuar. Mbrojtja është shumë e ekuilibruar, në nivel mbi mesatar. Në mesfushë e shikoj pikën më të dobët, mungojnë dy lojtarë, që t’i japin jetëgjatësi këtij reparti. Bare është mirë, Gjasula me eksperiencë. Është një repart që e shikoj me pak vështirësi. Sulmi, kanë disa lojtarë të rinj plus Cikalleshin dhe Sadikun”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori sportiv i lacios igli tare ish-sulmuesi i kombettares kombetarja kuqezi drejtori sportiv i lacios igli tare ish-sulmuesi i kombettares kombetarja kuqezi

Sondazh

Poll