Bota

Vonimi i vaksinave nga AstraZeneca/ Kreu i Kompanisë: Jemi dy muaj pas planit, por po e zgjidhim problemin 

27 Janar 2021, 07:59 Nga DOSJA
Vonimi i vaksinave nga AstraZeneca/ Kreu i Kompanisë: Jemi dy muaj pas

ANGLI- Shefi i Kompanisë AstraZeneca, Pascal Sorio ka folur mbi zonesën që po u bëhet vaksianave. World Today News shkruan se Sorio ka thënë se fajin për vonimin e vaksinave me 2 muaj e kanë vështirësitë në fabrikat prodhuese. Ai ka thënë se Kompania është duke punuar për të zgjidhur problemin dhe se shumë shpejt do të fillojë përsëri shpërndarja.

“Faza e parë e prodhimit të vaksinave kryhet në dy fabrika në Belgjikë dhe Hollandë. Vështirësitë lindën me prodhimin e përbërësit kryesor të ilaçit. Ne jemi dy muaj pas planit, por tani ne tashmë jemi duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi, ”tha Sorio.

Në lidhje me dorëzimin e vaksinave në Angli, Sorio tha se kontrata me Anglinë është nënshkruar më parë se me BE-në dhe se atyre u shkojnë dozat e vaksinave më shpejt.

“Por kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua tre muaj para marrëveshjes së vaksinës me BE. Kështu që me Mbretërinë e Bashkuar kishim tre muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kishim,”tha ai.

AstraZeneca është aktualisht nën kritika masive në Bruksel sepse ajo njoftoi të premten se fillimisht do të jepte më pak doza të vaksinave në BE sesa ishte planifikuar. Arsyeja është problemi në “një fabrikë në zinxhirin tonë të furnizimit evropian”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të hënën të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca pascal sorio astrazeneca pascal sorio

Sondazh

Poll